Raportuesi i APKiE, Dick Marty do po qëndron për një vizitë zyrtare në Moskë, ku me autoritetet lokale do të diskutojë mbi raportin e tij që akuzon kryeministrin kosovar, Hashim Thaci për trafik armësh, droge dhe organesh njerëzore.

Lajmin e bën të ditur gazeta ruse “Komersant”, sipas të cilës Marty do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka shprehur shqetësimin e tij rreth mundësisë së përfshirjes së liderëve kosovarë në krime kundër njerëzimit.

I njëjti burim saktëson se pas këtij takimi Moska zyrtare do të dalë me një qëndrim ndaj këtij raporti, që përmban akuza të rënda ndaj ish-drejtuesve të UCK-së.

Top Channel