Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka reaguar sërish ndaj akuzave të raportuesit Dick Marty, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Thaci është shprehur se akuzat në fjalë kanë si qëllim dëmtimin e procesit të shtetformimit të Kosovës.

“Qëllimet e këtij raporti janë dëmtimi i imazhit të Kosovës dhe shqiptarëve në rajon, ngadalësimi i njohjeve të pavarësisë, pengimi i rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi dhe dëmtimi i procesit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit”, ka deklaruar Thaci.

Ai ka paralajmëruar raportuesin e KiE se do ta padisë për shpifjet që ka publikuar në dëm të tij dhe gjithë Kosovës.

“Marty të përgatitet të gjejë avokatë të mirë për t’i shpëtuar poshtërsive të tij”, ka shtuar Thaci, i cili ka kujtuar se akuza të tilla janë hetuar edhe më parë nga OKB.

Top Channel