“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë
Presidenti serb, Boris Tadic ka deklaruar se pas publikimit të raportit të Dick Marty mbi trafikun e organeve, e gjithë bashkësia ndërkombëtare do ta shohë ndryshe cështjen e Kosovës.
“Serbia prej vitesh ka pritur para institucioneve ndërkombëtare për një raport të tillë. Kemi apeluar që të gjitha krimet të zbardhen, por këto apele në dekadën e kaluar nuk janë marrë seriozisht. Tani ka një këndvështrim tjetër dhe për këtë falenderoj zotin Dick Marty”, ka pohuar Tadic.
Sipas Tadic, populli serb në vitet e kaluara është paraqitur si fajtori i vetëm për të gjitha ngjarjet në ish-Jugosllavi. “Ndërsa tani, pas raportit të Marty, një qëndrim i tillë bie në ujë”, ka nënvizuar Tadic.
Presidenti serb ka kërkuar një hetim të gjerë për të vërtetuar nëse ka pasur ose jo krime të tilla në Kosovë dhe zbulimin e fajtorëve.
Top Channel