Nëntë pjesëtarë të trupave paraushtarake serbe dolën sot para gjykatës, nën akuzën e kryerjes së krimeve të luftës ndaj civilëve shqiptarë, gjatë luftës së viteve 98-99 në Kosovë.

Të pandehurit, anëtarë të njësisë “Cakejtë”, akuzohen për vrasjen e 43 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk, afër Pejës, më 14 maj të vitit 1999.

Prokurorët i konsiderojnë ata përgjegjës për vrasje, plackitje dhe ushtrim të dhunës brutale, me qëllim trembjen dhe dëbimin e popullsisë shqiptare.

Gjithashtu, ata janë përgjegjës për vrasjen e Hasan Cekut, babai i ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Ceku, si dhe të disa anëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Aktualisht të pandehurit ndodhen në gjëndje paraburgimi, që prej muajit mars kur dhe u arrestuan, ndërkohë që për 17 anëtarë të tjerë të “Cakejve” është lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA