
Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka dalë i pari në përballje me Ibrahim Kryeziun e LDK-së.
Sipas rezultateve jo përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 10 516 apo 55.8% të të gjitha votave të vlefshme janë për Smajl Latifin, ndërsa 8 325 apo 44.2% te votave për Ibrahim Kryeziun.
Po ashtu, edhe rrjeti i OJQ-ve Demokracia në Veprim në bazë të rezultateve jo përfundimtare e nxjerrin kandidatin e AAK-së të parin në raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Rahovecit.
Sipas këtyre rezultateve, Smajl Latifi ka marrë 10 401 vota, apo 55.72%, ndërsa, Ibrahim Kryeziu i LDK-së 8 264 vota, apo 44.28%. Nga më shumë se 49 mijë votues, sipas KQZ-së, votuan 19 mijë e 525 apo 39.63% e votuesve.
Sipas KQZ-së proçesi zgjedhor u zhvillua mbarë, pa ndonjë problem të madh që do të prishte këto zgjedhje.
Top Channel