
Quhet Tracey Stevens dhe nëse për shumë persona emri i saj nuk do të thotë asgjë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kompaninë franceze Poly Implant Prothese.
45 vjeçarja është viktima e parë angleze e skandalit të protezave difektoze që ka prekur edhe mijëra gra në të gjithë botën.
Në mars ishte gazeta “Le Parisien” që ka bërë e para publike skandalin duke treguar se prokuroria e Marsejës kishte hapur një hetim për kompaninë franceze prodhuese të protezave, e akuzuar se ka përdorur një lloj xheli silikoni të paautorizuar nga autoritetet shëndetësore të vendit për të pakësuar koston.
Është pikërisht cilësia e dobët e produktit të përdorur do ishte shkaku i plasjeve të shpeshta dhe pa asnjë shkak, me pasoja të rënda për shëndetin e grave.
Top Channel