Opozita: Vazhdojmë protestat

20/12/2010 23:10

Në reagim të qendrimit kundërshtues të mazhorancës ndaj ofertës për komisionin hetimor, krerët e opozitës pas një takimi që ka zgjatur më shumë se dy orë kanë rikonfirmuar marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin e Shqipërisë dhe vijimin e protestave në të gjithë vendin. (UPDATE)

“Do jetë një betejë e kombinuar, parlamentare, në sheshet e protestave dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Do të bëjmë gjithçka që mund të bëjë një opozitë për të çliruar zgjedhjet dhe natyrisht përgjegjësia tani është plotësisht në krahun e mazhorancës”, tha përfaqësuesi i opozitës, Preç Zogaj.

Situata mes dy fronteve politike ka nisur të acarohet sërish, ndërkohë që nuk dihet ende qendrimi i opozitës nëse mazhoranca nuk do të reflektojë deri në seancën e së enjtes, siç i kërkoi kreu i Partisë Socialiste, Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta