Mbretëresha rrezikon zhdukjen nga pullat e postës

20/12/2010 10:25

Portreti i Mbretëreshës angleze rrezikon të zhduket nga pullat e postës të Mbretërisë së Bashkuar.

Motivi? Privatizimi i postës, i diskutuar javën e kaluar në Parlament dhe që mund të miratohet shumë shpejt.

Projektligji parashikon që pronarët e rinj nuk janë të detyruar që në pullat e postës të venë portretin e Elizabetës II.

Buckingham Palace është irrituar nga ky lajm dhe për këtë arsye ministri i Postave, Ed Davey, është shprehur se negociatat me oborrin mbretëror për këtë çështje do të jenë “miqësore dhe pozitive”.

Pullat postare britanike kanë portretin e Mbretëreshës që nga viti 1840, vit i lindjes së vetë Postës.

Top Channel