Kundërshtohet drafti i PS

20/12/2010 12:00

Mazhoranca dhe opozita janë rikthyer sërish në pikënisjen e krizës politike kur në Komisionin e Ligjeve demokratët kanë kundërshtuar sërish draftin e paraqitur nga PS për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas demokratëve ky draft i selisë rozë dhe i opozitës në tërësi ka tre pika ku shkelet hapur kushtetuta, duke nisur, siç tha relatori Viktor Gumi, që nga objekti i hetimit.

Reagimi i socialistëve ka qenë i menjëhershëm kur Fatmir Xhafa bëri të qartë se ky objekt është i panegociueshëm dhe se për të është rënë dakort gjatë takimeve mes krerëve të partive.

Kaq ka mjaftuar që deputetët socialistë të largohen ndërsa ata demokratë kanë miratuar vetëm me votat e tyre relacionin e deputetit Gumi.

Top Channel