Ministri i Jashtëm hungarez, Janosh Martonji ka deklaruar se raporti i Dick Marty nuk duhet të vonojë më tej dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Duke paraqitur programin hungarez për kryesimin e presidencës së radhës të BE, Martonji ka nënvizuar se dialogu duhet të nisë me cështje neutrale dhe teknike.

Ai ka folur edhe për akuzat që Këshilli i Evropës ka ngritur ndaj kryeministrit kosovar, por ka theksuar se veprimet e mëtejshme duhet të ndërmerren në bazë të provave.

“Është cështje e drejtësisë që të sjellë provat dhe vetëm atëherë mund të nxjerrim përfundimet politike”, ka shtuar Martonji.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta