Protestat dhe grevat kundër masave anti-krizë në Greqi do të vazhdojnë, duke mos kursyer as ditën e Krishtlindjeve.

Pas bujqëve, kamionistëve, marinarëve, studentëve, pensionistëve, mjekëve dhe gazetarëve është radha e punonjësve të transportit publik.

Kështu, metrotë, autobusët urbanë dhe ndërurbanë, tramët dhe trenat, përvec ditës së sotme do të ndalojnë funksionin e tyre edhe ditën e nesërme.

Punonjësit e këtij sektori do të protestojnë kështu kundër reformës së parashikuar nga qeveria e kryeministrit Papandreu.

Në muajt e fundit shteti helen është përfshirë nga grevat dhe protestat e punonjësve, kryesisht të sektorit publik, të cilat shpesh herë kanë degjeneruar në dhunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA