Misioni EULEX në Kosovë ka kërkuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty që t’ia dërgojë të gjitha të dhënat prokurorëve të BE-së në Prishtinë.

“EULEX-i i ka dërguar një letër zotit Marty, ku e inkurajon që t’ia ofrojë autoriteteve hetimore brenda EULEX-it informacionet ose të dhënat që mund të hedhin dritë mbi dyshimet e ngritura në raport”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” zëdhënësi i misionit evropian, Blerim Krasniqi.

Marty ka hartuar një raport ku akuzon kryeministrin kosovar për përfshirje në trafikun e drogës, armëve dhe të organeve njerëzore, akuza këto të hedhura poshtë nga Thaci.

Në deklarata të bëra më herët, drejtues të misionit EULEX kanë thënë se nuk disponojnë prova që të vërtetojnë akuzat e raportuesit të KiE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA