Gjenerali Erhard Byhler ka deklaruar se bashkëpunimi i KFOR-it me qeverinë e Kosovës do të vazhdojë pavarësisht akuzave që ngrihen në raportin e Dick Marty.

Byhler ka theksuar se përsa kohë raporti nuk ka prova, atëherë ai nuk mund të merret si i mirëqënë.

“Përderisa nuk ka dëshmi mbi tryezë, për ne janë të gjithë të pafajshëm. Kështu që në bashkëpunimin tonë nuk ka ndryshuar asgjë”, ka pohuar Byhler.

Komandanti ka shprehur keqardhjen e tij për dëmin që ky raport i ka shkaktuar imazhit të Kosovës.

“Më vjen keq për dëmet që u janë shkaktuar njerëzve nga ky raport, pasi nga perceptimi që kemi nga mediat, ai nuk i kontribuon imazhit të Kosovës”, është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA