Beckham: Në dimër do të luaj në Evropë
20/12/2010 17:20
Pasi ka mbyllur sezonin e tij në SHBA me Los Angeles Galaxy, David Beckham kërkon të kthehet të luajë këtë dimër në Evropë, por ka theksuar se destinacioni i tij nuk do të jetë Milani.
“Nuk do të kthehem me kuqezinjtë pasi nuk është e mundur të integrohesh në grup në kaq pak kohë”, është shprehur mesfushori anglez.
“Por do të luaj me ndonjë skuadër pasi dua të mbetem në formë dhe të ruaj një shans që të integrohem sërish në kombëtare”, shtoi ai.
Beckham është i lirë deri në muajin mars.
Top Channel