Shtetet e Bashkura përshëndetën popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas pavarësisë, arritje e rëndësishme në zhvillimet e një demokracie shumë etnike.

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje komisionit të zgjedhjeve të marrë në shqyrtim ato pak parregullsi që kanë ndodhur. Shtetet e Bashkuara konstatuan me keqardhje atmosferën e kërcënimeve, presionit dhe dhunës nga burimet serbe për javë me radhë ndaj serbëve në veri të Kosovës që i pengoi shumë prej tyre për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

Sipas Departamentit amerikan te Shtetit, zgjedhjet ishin shprehje e demokracisë dhe Uashingtoni është i frymëzuar që kaq shumë kosovarë në gjithë vendin demonstruan angazhimin e tyre për të votuar. E ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe këto zgjedhje do ta ndihmojnë vendin dhe popullin e tij, si dhe gjithë rajonin në rrugën drejt një stabiliteti dhe begatie afatgjatë.

Uashingtoni do të vazhdojë të bashkëpunojë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, pavarësisht reportit të raportuesit të Këshillit të Europës, Dik Marti.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Pi-xhej Krouli tha se pretendimet nuk do të ndryshojnë thelbin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Prishtinës. “Cdo individ në botë është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta, ai është kryeministri aktual dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojme me atë qeveri”.

Sipas Kroulit, marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në interesat e përbashkëta dhe jo në personalitete specifike”. Ai nënvizoi se Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet çdo hetim nga një autoritet legjitim, për akuzat e ngritura në raportin e Marti-t.

Top Channel