Raxhimi: “Shtëpia e verdhë” ka ekzistuar

19/12/2010 18:45

Gazetari investigativ shqiptar, Altin Raxhimi ka deklaruar se raporti i reporterit të KiE, Dick Marty mbi trafikun e drogës, armëve dhe organeve njerëzore nga UCK nuk është plotësisht i pabazë.

Në një intervistë për VOA, Raxhimi, i cili ka investiguar kohë më parë cështjen në fjalë, deklaron se keqtrajtimi dhe tortura e të burgosurve të luftës janë fakte reale.

“Ajo që gjetëm ne ishte ekzistenca e një dhome apo qelie në Kukës, e përdorur gjatë kohës së luftës nga ushtarët e UCK-së, ku të burgosurit e luftës keqtrajtoheshin, vriteshin dhe torturoheshin”, ka pohuar Raxhimi.

Por sipas tij, prova për heqjen dhe më pas trafikimin e organeve njerëzore nuk ka pasur. “Unë nuk kam parë shenja, kam parë kontradikta në bazën narative përsa i përket shtëpisë së verdhë, por jo se mund të ketë ndodhur një gjë e tillë”, ka nënvizuar ai.

Më tej gazetari ka shtuar se shteti shqiptar nuk duhet ta marrë raportin e Marty si një akuzë ndaj kombit shqiptar, por si një sinjalizim për të hetuar.

Top Channel