Lezhë, humb jetën motociklisti

19/12/2010 17:15

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qarkun e Lezhës, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një udhëtar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave shtetasi Prend Paloka është përplasur nga një veturë teksa udhëtonte me një motocikletë.

Sipas burimeve, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu e kanë shoqëruar atë për në spitalin e Lezhës, ku dhe Paloka ka gjetur vdekjen.

Ndërkohë, shtojnë burimet, agjentët e policisë po hetojnë për identifikimin e automjetit, që pasi përplasi udhëtarin u largua nga vendi i ngjarjes.

Top Channel