Kurbin, humb jetën me cifte 6-vjecarja

19/12/2010 16:10

Një vajzë 6-vjecare ka humbur jetën sot në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit, si pasojë e një incidenti me një armë zjarri.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave vajza me iniciale K.M ka marrë një plagë vdekjeprurëse nga një armë gjahu.

Sipas burimeve, nga hetimet paraprake dy janë hipotezat e ngritura, që e mitura të jetë qëlluar aksidentalisht nga e motra, ose të ketë vrarë aksidentalisht veten.

Sipas burimeve, arma e gjahut që gjendej në shtëpinë e dy të miturave ishte në emër të babait të tyre, i cili po merret në pyetje nga agjentët e anti-krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA