Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur për rinumërim të votave në përmasa prej 40 për qind në nivel të Kosovës, kanë bërë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, KQZ-ja ka marrë një vendim të tillë për shkak të problemeve teknike, kontesteve dhe akuzave nga subjektet e ndryshme politike për manipulim votash.

Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse ka nisur tashmë rinumërimi i këtyre votave, ose kur pritet të ndodhë një gjë e tillë.

KQZ para dy ditëve ka marrë vendim edhe për rivotim të plotë në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, si dhe rivotim të pjesshëm në Malishevë dhe Lipjan. Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, e para është PDK me 33.5%, pasuar nga LDK me 23.6%, Lëvizja Vetëvendosje 12.2%, AAK 10.8%, Koalicioni Kosova e Re 7.1%, LDD 3.3% dhe FER 2.2%.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen vetëm pasi përfundimit të rivotimit në pesë komuna, më 9 janar të vitit të ardhshëm.

Top Channel