Itali, ndërron jetë heroina shqiptare
19/12/2010 19:20
Ka vdekur në spitalin e Kanixaros, në Katania, nëna shqiptare që më 9 nëntorin e kaluar mbeti e plagosur rëndë për shkak të një zjarri që ra në banesën e saj.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave viktima quhet Blerina Meco, 37 vjec, varrimi i të cilës do të bëhet në Shqipëri.
Gruaja kishte sfiduar flakët që kishin përfshirë shtëpinë për të shpëtuar tre fëmijët e saj, një vajzë të paralizuar 12 vjece, një djalë 5 vjec dhe një vajzë të lindur prej 20 ditësh.
Ngjarja bëri bujë në mediat e vendit fqinj, të cilat e vlerësuan Mecon si një heroinë dhe njoftimi për vdekjen e saj ka pikëlluar banorët e Katanias.
Top Channel