Gjirokastër, sekuestrohen 300 kg marijuanë
19/12/2010 18:55
Policia e qarkut të Gjirokastrës ka sekuestruar ditën e sotme një sasi lënde narkotike prej 300 kilogramë, e llojit marijuanë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave sasia e drogës u bllokua në një furgon, drejtuesi i të cilit u arrestua.
Sipas burimeve, marijuana vinte nga fshati i Lazaratit dhe kishte si destinacion tregun e Greqisë.
Sipas burimeve, në momentin e ndalimit shoferi ka tentuar të cajë postobllokun e makinave të policisë, por pa ia arritur qëllimit.
Burimet shtojnë më tej se lidhur me këtë trafik droge janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë.
Top Channel