Durrës-Kukës, zjarr në autostradë

19/12/2010 19:35

Është bllokuar përkohësisht kalimi në autostradën Durrës-Kukës, në afërsi të qytetit verior, për shkak se një kamion ka marrë flakë në mënyrë të papritur.

Sipas informacioneve të fundit, zjarri ka përfshirë automjetin e madh, duke rrezikuar të përfshijë edhe makinat që i ndodheshin pranë.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar dhe nuk janë prekur objekte të tjera që i ndodheshin përreth.

Kamioni, i drejtuar nga shtetasi Dritan Reca, vinte nga Zvicra dhe transportonte makina për tregun kosovar. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kolsh, larg tunelit të autostradës Durrës-Kukës, Rrëshen-Kalimash.

Top Channel