Di Lelio: Raporti i Marty, i pabazë
19/12/2010 18:20
Sociologia Ana di Lelio ka komentuar për rrjetin informativ shqiptar Top Media raportin e Dick Marty, duke e vlerësuar atë si një dokument të pabazë.
Sipas Di Lelio, raporti që flet për trafik droge, armësh dhe organesh njerëzore nuk përmban asnjë provë.
“Raporti nuk paraqet prova, por bazohet thjesht në gojëdhëna. Është e sigurtë që asnjë akuzë nga raporti i Dick Marty nuk ka për t’u vërtetuar”, ka deklaruar Di Lelio.
Ajo më tej ka komentuar edhe librin e ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, që përmban akuza të tilla, duke u shprehur se ai libër synon vetëm diskriminimin e UCK-së dhe luftës së saj.
Top Channel