Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjdhjeve në Kosovë ka sqaruar të dielën se vendimi për rinumërimin e 40 për qind të kutive është marrë bazuar në shënimet që kanë ardhur nga Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve.

Sipas Valdete Dakës, ishin këto shënime që sugjeruan se në këto vendvotime janë evidentuar manipulime të ndryshme, duke filluar nga mospërputhja e formularëve të rezultateve, formularëve të kandidatëve dhe rastet kur më shumë ka pasur vota për kandidatin sesa për partinë.

Ajo saktësoi se megjithëse ka patur pretendime për rinumërim të plotë nga ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi, e vetmja kërkëse zyrtare ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së LDK-së të shtunën, pro miratimit të saj kanë qenë vetëm përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ, Florian Dushi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjithësesi, Dushi e Burjani kanë këmbëngulur sot se se rinumërimi i tërësishëm i votave do të ishte në të mirën e të gjitha partive dhe të vetë kandidatëve për deputet.

Sipas tyre, Qendra e Rinumërimit të Votave ka mjaftueshëm kohë në dispozicion që ta bëjë dhe rinumërimin e plotë teksa pret ripërsëritjen e votimit në Decan, Skënderaj dhe Drenas, c’ka shtyn certifikimin e rezultatit të përgjithshëm. Vendimi i së shtunës e detyron këtë qendër të rinumërojë ndërkaq votat e 681 kutive të votimit.

Top Channel