Basha: Vazhdojnë evakuimet

19/12/2010 09:10

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka kërkuar nga Shkodra që banorët e zonave të përmbytura që janë evakuuar të mos kthehen për shkak se situata edhe pse në përmirësim nuk është e përshtatshme.

Basha tha se për shkak të rreshjeve shkarkimet janë shtuar por kjo nuk ka rënduar situatën e zonës së Nënshkodrës.

“Unë nuk kam bërë asnjë thirrje për rikthim, përkundrazi dje kemi avakuuar dy familje të tjera nga Oboti për në qytetin e Shkodrës. Ritheksoj se vazhdojmë të ndodhemi në një situatë emergjence civile dhe përmirësimi i vazhdueshëm i situatës nuk ofron garanci”, u shpreh Basha.

Ministri Basha ka bërë dhe një prezantim të situatës duke thënë se në gjithë zonën e përmbytur është rikthyer energjia elektrike, ndërsa sipërfaqja nën ujë është ngushtuar deri në 8200 hektarë ndërsa 2759 persona janë evakuuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA