Numri dy i prokurorisë serbe, Bruno Vekaric ka deklaruar se institucioni
i tij nuk do të ngrejë akuza ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thaci,
pas publikimit të raportit të Dick Marty.

“Nëse dikush nuk është i arritshëm për policinë dhe autoritetet tona gjyqësore, atëherë nuk është e përshtatshme të hapim procese të tilla”, ka pohuar Vekaric.

Duke folur për të përditshmen beogradase “Blic”, zyrtari serb ka nënvizuar se nëse do të niste një proces, ai do të ngjante më tepër një proces politik.

“Meqë ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në sferën politike, roli ynë më i përshtatshëm është të ndihmojmë misionin EULEX dhe prokurorinë në Shqipëri në zhvillimin e hetimeve”, ka shtuar Vekaric.

Top Channel