Tiranë, lirohet pengu, kapen rrëmbyesit

18/12/2010 17:50

Një person u mor peng pasditen e sotme në Laprakë të Tiranës dhe u lirua pak orë më vonë në fshatin Domje.

Sipas informacioneve të fundit, dy pengmarrësit me mbiemër Lila morën me forcë nga një lokal pranë shkollës “Aleks Buda” Nazmi Pepën 32-vjec. Pasi e futën në bagazhin e automjetit të tyre, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia u vu në ndjekjë të pengmarrësve dhe ngriti postoblloqe në rrugës dalëse të kryeqytetit.mesohet se blutë e Tiranës dhe forcat RENEA kanë bërë të mundur arrestimin e pengmarrësve.

Sipas informacioneve nga forcat e rendit, shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh.

Top Channel