Të hidhesh nga pallatet me një litar

18/12/2010 15:50

Të hidhesh nga tarraca e një pallati me anë të një litari të lidhur rreth mesit. Ky është pasioni më i fundit i të shumë të rinjve rusë që gjatë viteve të fundit janë joshur nga ky sport ekstrem dhe i paligjshëm.

Ky aktivitet sportiv i njohur si “rope jumping” që i ngjan shumë “bungee jumping”, përfaqëson dy karakteristika të veçanta: përveçse të hidhesh nga çatia e ndërtesave dhe jo nga vende shumë të largëta nga qendra e banuar, të rinjtë përdorin litarë alpinizmi dhe jo nga ata elastikë.

Në legjislacionin rusë nuk ekziston një normë që ndalon hedhjen me litar, por policia, kur zbulon të rinj që praktikojnë këtë sport, përpiqet të mos i lejojë të kryejnë performancën e tyre të rrezikshme.

Top Channel