Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Interneti ka krijuar shumë lehtësira, por edhe shumë probleme gjatë
jetës së tij të shkurtër. Duke zëvendësuar teknologjitë e vjetra, ai ka
mundësuar forma të reja mbikqyrje dhe kontrolli, ka lehtësuar
komunikimin në çdo cep të botës.
Megjithatë, internet do të thotë edhe zëvendësim i teknologjive të mëparshme të bazuar mbi zgjuarsinë njerëzore, me një lloj inteligjence të re, tashme artificiale. Problemi më i madh i internetit, është mundësia për të humbur fare lehtë në labirintet e tij të panumërta.
Dy shembuj janë shumë të qartë. Motori i kërkimeve Google, së bashku me enciklopedinë online Wikipedia. E dyta, ka një mënyrë kërkimi më të sofistikuar, shumë më të kufizuar.
E megjithatë, për një fjalë kyçe, secila prej të dyjave është në gjendje të nxjerrë qindra mijëra, deri në miliona opsione nga ku mund të zgjedhësh. E ndërsa çdo ditë shtohen artikujt, bëhet gjithmonë e më e vështirë të gjesh atë që dëshiron.
Secili prej nesh, përpara se të nisë të shkruajë diçka, tashmë nuk mund të mjaftohet vetëm me shkruajtjen e fjalës kyçe. Eshtë e detyrueshme që më parë, të ngulitesh për orë të tëra mes faqeve, për të indentifikuar ato adresa që me të vërtetë i shërbejnë punës që dëshiron të realizosh.
Një herë e një kohë, mjaftoje të shkoje në një librari dhe shitësi do të pyeste. Çfarë librash lexon? Çfarë dëshiron të zbulosh apo sa para mendon të shpenzosh?
Sikur të mos ishte i ndërlikuar mjaftueshëm, motori i kërkimit në faqet e internetit nuk ka asnjë kriter përzgjedhje mes materialeve të vërtetë dhe atyre që mund të jenë të falsifikuar.
Informaticienët janë përpjekur vazhdimisht të krijojnë filtra të tillë, por është thjesht e pamundur të kontrollosh të gjithë sasinë e informacionit që qarkullon në rrjet. Për të mos humbur në labirintet e internetit, duhet të vijë një ditë që të jetë kompjuteri ai që do të bëjë pyetjet që dikur bënte librashitësi. Pyetja është e thjeshtë: A do të mundet që kjo të ndodhë me të vërtetë ndonjë ditë?
Top Channel