Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley ka
deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin me
kryeministrin kosovar Hashim Thaci, pavarësisht raportit të Dick Marty.

“Në këtë moment, duke pasur parasysh faktin se cdokush është i pafajshëm derisa nuk provohet e kundërta, Thaci është kryeministër dhe ne do vijojmë bashkëpunimin me të”, ka deklaruar Crowley.

Ai ka theksuar se raporti i raportuesit të KiE për përfshirjen e kryeministrit në afera kriminale dhe trafik organesh njerëzore nuk do të ndryshojë asgjë në raportet Uashington-Prishtinë.

Zëdhënësi ka nënvizuar se disa prej akuzave janë hetuar në të kaluarën, por ka shtuar se nëse ka prova të reja të hetohen sërish.

Top Channel