
Një 32 vjeçar i quajtur Nazmi Pepa me origjinë nga Dibra, është marrë peng pasditen e sotme rreth orës 16:03 nga dy persona. Pengu më pas është liruar në fshatin Domje në Tiranë. (UPDATE)
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Aleks Buda në kryeqytet në një lokal.
32 vjeçari ndodhej aty dhe dy personat, tashmë të identifikuar nga policia kanë shkuar dhe e kanë marrë me forcë duke e futur në një automjet me të cilin janë nisur në drejtim të qytetit të Durrësit.
Policia e lajmëruar për ngjarjen nisi ndjekjen në rrugë. Ndërkohë përgjatë autostradës janë vendosur postoblloqe deri në Durrës si dhe në rrugët e tjera. Policia ka identifikuar llojin e mjetit dhe targën me të cilin është rrëmbyer 32 vjeçari.
Sipas policisë, dëshmitarët okularë thonë se 32 vjeçari është futur në bagazhin e automjetit pas një përleshjeje me dy rrëmbyesit.
Të dhënat e para flasin për një konflikt për një borxh të pakthyer prej 30 mijë eurosh që pengu duhet t’ju kthente dy personave që e rrëmbyen rreth orës 17:30 minuta pengu është gjetur i liruar në fshatin Domje, ai është marrë në pyetje nga ana e policisë për të zbardhur tërësisht ngjarjen, ndërkohë janë arrestuar edhe dy pengmarrësit.
Top Channel