Mourinho: Inter, fito edhe për mua

18/12/2010 15:00

Jose Murinho do të jetë një tifoz më shumë për Interin, në pragun e
finales së sotme të Botërorit të Klubeve, në Abu Dhabi, deklaroi ai në
mediat spanjolle.

Vitin e shkuar, portugezi udhëhoqi zikaltërit drejt suksesit në Champions League dhe tani do t’i ndjekë nga televizori në atë që ai pret të jetë suksesi i radhës i ekipit italian.

“Një vit më parë, luajtëm 57 ndeshje për të arritur deri këtu. Tani nuk mund të gabohet, Interi duhet të shpallet kampion i botës”, deklaroi Mourinho.

“A do ta shoh ndeshjen? Pa dyshim që po dhe do ta bëj këtë duke mbajtur një fanellë të Interit veshur. Dua që ish-skuadra ime të shpallet kampione e botës, dua të shoh në fanellë simbolin për një vit. Kaluam një sezon të mrekullueshëm vjet dhe ky është momenti për ta kurorëzuar””, tha trajneri.

Top Channel