Një pjesë e mirë e qytetarëve maqedonas mendojnë se konflikti i armatosur i vitit 2001 rrezikon të përsëritet.

Kështu thotë një sondazh i realizuar nga “Gallup Ballkan Monitor”, sipas të cilit këtë mendim kanë rreth 28 për qind e maqedonasve të anketuar.

Sipas anketës, numri i këtyre personave këtë herë është rritur me 10 për qind krahasuar me një sondazh analog të vitit 2006, kur kuota ishte 18%.

Ndërkohë, maqedonasit duket se janë skeptikë edhe kur bëhet fjalë për integrimin në BE, pasi 82 për qind e të intervistuarëve shprehen për mbajtjen e një referendumi para anëtarësimit.

Top Channel