Prokurori i përgjithshëm i Kosovës, Ismet Kabashi ka angazhuar një grup
prokurorësh nga 7 rajonet e Kosovës, për të hetuar mbi parregullësitë që
shtynë KQZ-në të vendoste përsëritjen e zgjedhjeve në tre komuna.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Koha Ditore”, sipas të cilës prokurorët do të mbledhin provat për parregullësitë, duke filluar nga ato të siguruara nga PZAP.

“Kam caktuar një prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme që do të koordinojë punët. Kam kërkuar nga kryeprokurorët e qarqeve që të monitorojnë prokurorët komunale dhe të kërkojnë raporte nga ata. Ndërsa kryeprokurorët e qarkut do të raportojnë cdo ditë tek Prokuroria e Shtetit”, ka deklaruar Kabashi.

Ndërkohë, shton “Koha Ditore”, numri total i komisionerëve që do të jenë të pranishëm në komunat ku do të rivotohet është rreth 1 mijë.

Top Channel