Kryetari i PDK-së, Hashim Thaci dhe ai i AKR-së, Behxhet Pacolli kanë
zhvilluar sot një takim kokë më kokë ku kanë diskutuar mbi mundësinë e
formimit të një koalicioni qeveritar.

Lajmin e bën të ditur selia e PDK-së përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se dy liderët kanë shprehur vullnetin e tyre politik për të punuar së bashku për formimin e qeverisë së re, menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ.

Sipas komunikatës, Thaci dhe Pacolli janë zotuar gjithashtu se do të punojnë për një qeveri transparente, demokratike dhe multietnike, për t’i siguruar Kosovës një të ardhme evropiane.

Pak ditë më parë, nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila deklaroi se kjo parti nuk ka vija të kuqe përsa i përket formimit të koalicionit.

Por nga ana tjetër ajo theksoi se AKR do të bashkëpunonte vetëm me një parti “me duar të pastra” dhe jo me dikë që ka dëmtuar demokracinë e Kosovës.

Top Channel