
Punonjesitë e Korporatës Energjetike të Kosovës në mënyrë vullnetare
kanë ndarë një pjesë nga paga e tyre për t’i ndihmuar banorët e Shkodrës
në Shqipëri.
Kjo mbështetje e punonjësve është bërë me përkrahjen e Sindikatës së punonjësve të Korporatës, SPEK. Shuma e ndarë është rreth 30 mijë euro.“Punonjësit e KEK-ut solidarizohen dhe bashkëndjejnë plotësisht me familjet që kanë pësuar nga përmbytja e fundit. Kjo ndihmë modeste po ndahet që sadopak ato familje ta kenë më të lehtë tejkalimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet”, tha Arben Gjukaj, Drejtor i pergjithshem i KEK-ut.
Punonjësit e Korporatës u bashkohen ne kete menyre institucioneve tjera që ndihmuan shkodranët në kapercimin e vështirësive që shkaktoi përmbytja e fundit në këtë zonë. Korporata shpreson që kjo ndihmë do zbusë sadopak gjendjen e vështirë të familjeve që kanë pësuar dëme.
Top Channel