Itali, shqiptarja grabit supermarketin

18/12/2010 02:15

Një 33 vjeçare shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, është arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet si autorja e një grabitjeje.

Autoritetet italiane njoftuan se shtetësja shqiptare është futur në një supermarket me një thikë kuzhine në dorë dhe ka kërcënuar punonjësin duke i grabitur 500 euro. Pas grabitjes 33 vjeçarja është larguar nga vendngjarja me një taksi.

Por pak minuta më vonë karabinierët italianë janë vënë në ndjekje të saj duke kryer arrestimin në periferi të qytetit të Astit në veri të Italisë.

Top Channel