Sindikatat greke kanë organizuar për të mërkurën e ardhshme një grevë të
re të përgjithshme, si dhe një manifestim të madh në Athinë kundër
masave anti-krizë.

Lajmin e ka bërë të ditur sindikata e sektorit publik ADEDY dhe ajo e atij privat, GSEE përmes një komunikate për shtyp.

“Protesta e re shërben për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve kundër politikave aktuale dhe sjelljes së papranueshme dhe provokuese të autoriteteve”, thuhet në komunikatë.

Zhvillimi i grevës dhe protestës në fjalë do të përputhet me kohën kur Parlamenti grek do të votojë reformën financiare për vitin 2011.

Tre ditë më parë sindikatat e punëtorëve mbajtën protestën e shtatë në sheshin para Parlamentit të Athinës, që u kthye në një arenë përleshjesh mes manifestuesve dhe forcave policore.

Top Channel