Fier, sulmohet kambisti

18/12/2010 19:45

Një kambist është plagosur me mjete të forta në kokë në qytetin e Fierit.

Ai është sulmuar nga dy persona të pamaskuar të cilët i kanë dalë në rrugë me synimin për ta grabitur.

Ata kanë nisur ta qëllojnë kambistin Shefqet Bregasi dhe më pas i kanë rrëmbyer me dhunë 4 milionë lekë që ai kishte me vete.

Sipas dëshmisë së kambistit, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar duke e qëlluar me një tullë në kokë.

Pasi ai është rrëzuar në tokë, dy grabitësit i janë hedhur sipër për t’i marrë paratë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kastrioti” në afërsi të Drejtorisë Arsimore në Fier.

Policia ndërkohë ka nisur kërkimet pasi ka marrë të dhënat nga i dëmtuari dhe personat e tjerë në vendngjarje.

Ndërkohë kambisti është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel