Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka hedhur poshtë cdo mundësi për
ndarjen e Mitrovicës, duke deklaruar se nëse Serbia vazhdon me
tentativat e saj, vetëm sa do të humbasë kohë dhe do të rrezikojë
integrimin në BE.

“Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës. As edhe një centimetër nga territori i saj nuk do të ndahet, pavarësisht problemeve që ka atje”, ka pohuar Engel.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “INA”, kongresmeni është shprehur se njohja e pavarësisë nga mbi 70 shtete të botës ka qenë një sukses konkret për Kosovën.

Ai ka shtuar më tej se do të vazhdojë të jetë një mbështetës i përkushtuar i kauzës shqiptare.

“Do t’i bashkangjitem komunitetit shqiptar në cdo veprimtari e aktivitet edhe në mandatin e ri që fitova më 4 nëntor”, ka shtuar Engel.

Top Channel