Emigracioni sjell zhvillim

18/12/2010 15:45

Pa emigracionin dhe migrimin drejt vendeve të Europës  perëndimore,
shume vende pune aktualisht të lira nuk do të plotësoheshin, ndaj
qeveritë duhet të vlereësojnë emigracionin  dhe përfitimet ekonomike si
në shtetin pritës, por dhe në vendin e tyre.

Ne Diten Nderkombetare te Emigranteve shefja e misionit te IOM-it ne Shqiperi Nicoletta Giordano u shpreh se dergesat ne para te emigranteve jane ende shume te rendesishme per ekonomine shqiptare .

“Eshte nje dite e rendesishme  per te gjithe ne dhe  per Shqiperine. Rreth 27 % e shqiptareve  jetojne dhe punojne jashte dhe ata jane mjaft te vleresuar ne shume vende pritese.Vetem ne Itali numerohen 20 mije sipermarresh shqiptare ne ndertim, sherbime e turizem. Emigrimi ne pergjithesi dhe ai ekonomik do te ekzistoje pasi eshte pjese e ekonomise globale dhe nje force pozitive”, u shpreh Giordano.

Sipas shefes se IOM ne Tiranes me kontributin e emigranteve ne shoqerite pritese, ekonomia vazhdon te rritet.Sipas perllogaritjeve te bera nga ekspertet mendohet qe rreth vitit 2050 ne bote do te kete 405 milion emigrante dhe rreth 30 % te vendeve ekzistuese te punes do te zihen nga emigrante si pasoje e mungeses se krahut te punes ne vendet pritese vecanerisht duke patur parasysh renien e numrit te popullsise ne vendet e industrializuara ne Europen Perendimore.

Giordano shprehet se Organizata Nderkombetare per Migracionin  ne Shqiperi ka nisur nje fushate  per te informuar emigrantet shqiptare si te emigrojne ne menyre te rregullt, te dine te drejtat e tyre, por dhe detyrimet ne vendin prites.

Top Channel