Ndaj akuzave të raportuesit të KiE, Dick Marty, ka reaguar edhe komandanti i trupave të KFOR-it, i cili i ka cilësuar ato si thashetheme.

“Për akuzat duhen dëshmitë. Nëse ato nuk ekzistojnë, atëherë gjërat mbeten vetëm thashetheme dhe të pabaza, ndërsa individi i pafajshëm”, ka deklaruar Byhler.

Gjenerali gjerman ka shkuar edhe më tej, duke i hedhur poshtë akuzat e bëra në raport, që e konsideronin Kosovën si oaz të krimit të organizuar.

“Kosova nuk është vend i krimit, përkundrazi vërehen përmirësime dhe jeta e qytetarëve, pa dallim etnie, është normalizuar dukshëm”, ka pohuar Byhler.

Top Channel