Bashkimi Evropian ka kritikuar sërish Shkupin zyrtar lidhur me
implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, 10 vjet pas nënshkrimit të saj.

Kjo cështje u përfshi në dokumentin përfundimtar të samitit të vendeve të BE, që u zhvillua dje në Bruksel.

Në këtë dokument kërkohet nga autoritetet maqedonase implementimi i plotë i MO, si një element kyc për funksionimin e demokracisë dhe drejtësisë në vend.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare nënvizuan gjithashtu se gjatë presidencës hungareze të BE do të kthejnë në axhendë cështjen e datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni janë të ndara përsa i përket implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shumica prej tyre janë të pakënaqura me hapat e deritanishëm.

Top Channel