Policia e Kosovës arrestoi të premten pasdite 4 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje pasi  ata shkruan mbi stendat e reklamave elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mbi një poster të kreut të PDK-së Hashim Thaci , aktivistët e lëvizjes që u shpalos forca e tretë në këto zgjedhje, shkruajtën fjalën , dhe si sllogani

Kosovën.
 
Përmes një komunikate për media, kjo Lëvizje njofton se ndaj personave të arrestuar policia ka reaguar dhunshëm, duke përdorur gaz lotësjellës dhe dhunë fizike.  
 
I kontaktuar me anë të telefonit, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se në bazë të informacioneve fillestare, katër persona janë ndaluar nga Policia dhe janë duke u marrë në pyetje. Sipas tij, pas përfundimit të proçesit të intervisitimit ata do të lirohen në procedurë të rregullt.
 
Sidoqoftë, pas shpalljes së rezultateve jo përfundimtare nga KQZ-ja, ku PDK e Hashim Thaçit renditet e para, ndërsa Vetëvendosje e treta, kjo lëvizje ka kritikuar PDK-në se ka vjedhur vota, gjatë votimeve të së dielës. Kryetari i PDK-së Thaçi ditë më parë ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të formojë koalicion me Vetëvendosjen për të krijuar qeverinë e re.

Top Channel