Tiranë, kafeneja merr emrin e Tanja Fajon
17/12/2010 12:20
Një kafene në qytetin e Tiranës ka marrë si emër mbiemrin e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon.
Kafeneja mori këtë emër në nder të luftës që Fajon bëri në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.
Falë Fajon, e cila bindi deputetët e vendeve anëtare të BE se Shqipëria i ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave, qytetarët shqiptarë prej 15 dhjetorit kanë nisur të lirë udhëtimet drejt vendeve të zonës Schengen.
Top Channel