Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci do të vizitojë në Hagë rivalin e tij politik, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajmin e bën të ditur gazeta kosovare “Lajm”, e cila citon burime të afërta me kryetarin e PDK-së.

Sipas burimeve, qëllim i vizitës është koordinimi i qëndrimit mes dy subjekteve politike për bisedimet e ardhshme me Beogradin.

Për këtë cështje, strukturat e PDK-së dhe AAK-së zhvilluan në fillim të tetorit një takim konsultativ.

Burimet pranë kryeministrit kanë deklaruar se, është e rëndësishme që kur bëhet fjalë për interesat e Kosovës të gjithë aktorët politikë të lënë mënjanë ndasitë dhe inatet personale.

Bashkësia ndërkombëtare, konkretisht SHBA dhe BE, kanë bindur Kosovën që të rinisë bisedimet me Serbinë për cështje me interes të përbashkët, me qëllim dhënien fund të destabilitetit në Ballkan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA