Ish-ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moartinos ka deklaruar në
vitin 2009 se, serbët janë të vetëdijshëm për faktin se e kanë humbur
Kosovën, por u duhet kohë për ta pranuar.

Deklarata në fjalë, e publikuar në faqen Wikileaks, është bërë nga Moratinos gjatë një takimi me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Serbët e dinë se Kosova është e pavarur dhe dëshirojnë të fillojnë një faqe të re, por u nevojitet kohë për ta pranuar këtë fakt dhe të ruajnë autoritetin”, ka pohuar Moratinos.

Takimi në fjalë mes dy shefave të diplomacive është bërë më 14 dhjetor të vitit të kaluar. Spanja është një nga pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Top Channel