Infarkti paralajmërohet nga simptoma të qarta. Mbi të gjitha dhimbje në
kraharor, djersë te ftohta, përzjerje në stomak dhe nxjerrje e ushqimit
nga goja.

Njerëzit nuk duhet t’i anashkalojnë sinjale të tilla pasi fare mirë sëmundja mund të kurohet dhe të mbahet nën kontroll.

Megjithatë mjekët thonë që njerëzit të mos alarmohen nëse kanë vetëm një prej këtyre simptomave por të ruajnë qetësinë dhe të bëjnë kontrollin mjekësor.

Ndërkohë një kërkim i Institutit Amerikan të Shëndetit tregon se në përgjithëse gratë, një muaj para infarktit mund të kenë dobësim, shqetësim të gjumit, ankth dhe vështirësi në frymëmarrje.

Po ashtu ka raste kur në krahun e majtë mund të ndjeni rëndesë ose lodhje. Nëse vini re mpirje të gishtave të dorës së majtë duhet të drejtoheni te mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA