Autoritetet maqedonase vazhdojnë të bllokojnë hetimet mbi praninë e
mundshme të dy varrezave masive me trupat e kosovarëve të vrarë gjatë
luftës së viteve 98-99.

Një zyrtar i lartë pranë qeverisë së Shkupit ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “INA”, se për shkak të presionit të Beogradit dhe vetë presidentit Tadic, Maqedonia ka zvarritur hetimet për këtë cështje.

Kërkesa për një hetim mbi mundësinë e ndodhjes së dy varrezave në Maqedoni, në zonën pranë kufirit të Bllacës, i është bërë kohë më parë Shkupit zyrtar nga drejtuesit e misionit EULEX.

Por nga ana tjetër, Ministria e Jashtme maqedonase ka heshtur dhe nuk ka dhënë një përgjigje konkrete mbi këto dyshime.

Top Channel