Daniel Server, analist i Ceshtjeve te Ballkanit, kritikoi tonin e
raportit te Dick Marty-t te miratuar nje dite me pare nga Komisioni
Juridik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Sipas tij, raporti nuk sjell argumenta për të mbështetur këto akuza, megjithate një komision hetimesh penale mund të qartësojë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një komplikim të tillë tani që duhet qartësuar situata pas zgjedhjeve, thote Server. Raporti e bën të qartë që nuk është kryer ndonjë hetim që të mund të përcaktojë fajësinë ose pafajësinë, nderkohe qe as akuzat ne vetvete nuk jane ndonje risi, pasi kane gati 10 vjet qe qarkullojne.
“Ajo që unë nuk di, është a janë gjetur të dhëna të reja nga ato të para 10 vjetësh që të mbështesin këto akuza, pasi raporti nuk i përmend burimet e veta. I rendit bukur perpjekjet qe jane bere, por nuk shohim ndonje hetim penal serioz. Ne duhet të qartësojmë se çfarë ndodhi në të vërtetë dhe kjo do të kërkojë bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, të Shqipërisë, do të kërkojë angazhimin e EULEX-it dhe besoj se është diçka që duhet bërë, duhet të gjejmë a ka ndonjë gjë të vërtetë në këto akuza””, tha Server.
Analisti Server i cituar nga “Zeri i Amerikes”, thotë se në një shoqëri të hapur publikimi i raporteve të tilla, është normal. Por menyra sesi ato prezantohen, ben sipas tij, te gjithe ndryshimin. Toni i raportit eshte per Serverin i gabuar, sepse ato qe ne fakt jane akuza, ai i paraqet si prova. Per studiuesin e njohur, kjo nuk ndryshon megjithate faktin qe ceshtjes I duhet shkuar deri ne fund e te zbulohet se pari a ka ndonje gje te vertete ne keto qe thuhen, dhe se dyti, ne rast se provohet qe kane ndodhur, te nxirren pergjegjesit.
Server i cili është marrë me çështjet e Ballkanit, edhe si zyrtar i Departamentit të Shtetit, e pranoi se ka degjuar për trafikimin e organeve njerëzore para shumë vjetësh nga një gazetar, i cili nuk kishte qenë në gjendje të gjente prova.
Top Channel